Read Aloud the Text Content
This audio was created by Woord's Text to Speech service by content creators from all around the world.
Text Content or SSML code:
Durrës | Më datë 09.06.2022 shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të një kolegji, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur.Ai ka dalë jashtë tij për të kryer nevoja personalet dhe kur është kthyer s’e ka gjetur më makinën, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.Në fakt kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në Shqipëri, pasi jemi një nga vendet ku vidhen më shumë makinat, sidomos në rajon.Madje edhe në Perëndim, shqiptarët janë ndër të parët kur vjen puan te vjedhja e makinave, pasi si të thuash janë kthyer në specialistë.Për ngjarjen e ndodhur dje në Durrës, policia vazhdon hetimet dhe deri tani s’ka asnjë informacion. Në të shumtën e rasteve, makinat e vjedhura nuk gjenden kurrë.